info@lpsh-al.org     Tel: +377 44 123 789

Mirësevini në LPSH

Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare (LPSH) përfaqëson anëtaret individual aktiv të gjithë psikiatërve shqiptar që punojnë dhe veprojnë në hapësirat mbarëshqiptare. LPSH është shoqata kryesore profesionale psikiatrike që perfaqëson psikiatrinë shqiptare.

Duke punuar së bashku, vizioni ynë është të sigurojmë përkujdesjen njerëzore dhe trajtimin bashkëkohor profesional për të gjithë personat me sëmundje mendore duke përfshirë edhe ata më abuzim te substancave.

Aktivitetet e LPSH adresojnë interesin e psikiatërve në ngritjen e tyre profesionale, edukative, hulumtimit dhe praktikës në të gjitha nivelet e zhvillimit të tyre. Promovimin e psikiatrisë si shkencë e shohim si të domosdoshme në të mirë të përparimit dhe avansimit të profesionit të psikiatrit në shoqëri, duke ofruar edukim të mirëfilltë për të plotësuar standardet më të larta të praktikës klinike dhe psikoedukimit.

Etika profesionale, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i çrregullimeve të shendetit mendor, qasja komunitare dhe kujdesi i fokusuar ne klient dhe familje janë vlera dhe moto e secilit anëtar të LPSH.

Bashkëpunimi më profesionistet shëndetësor te të gjitha disiplinave mjekësore, psikologëve, punëtorëve social dhe përfaqësuesve tjerë te komunitetit, në mënyrë që klienti jonë të ketë një trajtim të standardizuar dhe multidisiplinar.

 

Jusuf ULAJ, Kryetar i LPSH