info@lpsh-al.org     Tel: +377 44 192 683

Historiku

Historiku i LPSH-së

LPSH është sot shoqata kryesore mbarë kombëtare e profesionistëve të shëndetit mendor që përfaqëson psikiatrinë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Preshevë dhe Mal të Zi.

Historia e formimit të saj fillon shumë më herët që nga vitet 2003. AKP-ja (Shoqata e Psikiatrisë Kosovës), vendosi  të formojë grupin e punës për themelimin e shoqatës së psikiatërve të Kosovës dhe të Shqipërisë, në vitin 2004 . Grupi i punës, i kryesuar nga Prof.Dr. Jusuf Telaku, i cili ka qënë personi më i  angazhuar në arritjen e marrëveshjes për thirrjen e kuvendit të psikiatërve shqiptarë, filloi negociatat e para për themelimin e Shoqatës së Psikiatërve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Fillimisht grupi bëri disa vizita në Shqipëri, shumicën e të cilave i ka udhëhequr vetë Prof.Dr. Jusuf Telaku dhe pjesëtarë të këtij grupi kanë qenë Dr. Mahmud Lila dhe Dr. Gentian Çala. Takimet në Shqipëri u bënë me Prof.Asc.Dr. Anastas Sulin, Prof.Asc.Dr. Vuksan Kolën dhe Dr. Afrim Dangëllinë, etj.

Gjatë kësaj periudhe lindi ideja e përfshirjes në këtë shoqatë edhe të kolegëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut,  për t'i dhënë asaj karakter mbarëkombëtar, prandaj grupi i punës kontaktoi me dr. Edip Shejin, i cili dha pëlqimin dhe e përkrahu idenë për t’u kyçur në një shoqatë të përbashkët. Në përfundim të negociatave u vendos të thirrej një kuvend i përbashkët për themelimin e shoqatës së psikiatërve të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Më 19 Nëntor 2005 u mblodh në Strugë të Maqedonisë  së Veriut, Kuvendi i Parë i Psikiatërve të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Pas një seminari të përbashkët shkencor, u kalua në problemin e themelimit të shoqatës, i cili u zgjidh shumë shpejt në parim. Të gjithë miratuan themelimin e saj dhe pas disa diskutimesh për emertimin e shoqatës, midis shumë varianteve të diskurtuara, u zgjodh si më i përshtatshmi emri “Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare ose shkurt “LPSH”.

Pastaj nën drejtimin e Dr. Gentian Çalës, u miratua Statuti i LPSH-së.  U zgjodhën antarët e bordit drejtues (BD) të Lidhjes, 5 anëtarë nga Shqipëria, 5 nga Kosova dhe 1 nga Maqedonia e Veriut: Jusuf Telaku, Ferid Agani, Jusuf Ulaj, Shukrije Statovci e Mahmud Lila (nga Kosova), Vuksan Kola, Irma Dilaveri, Afrim Dangëllia, Gjon Preci, Anila Hashorva (nga Shqipëria) dhe Edip Sheji nga Maqedonia e Veriut, kurse në Këshillin Mbikqyrës u zgjodhën tre anëtarë, një për secilin vend: Skënder Boshnjaku (Kosovë), Pasho Maksuti (Shqipëri) dhe Musli Ferati (Maqedonia e Veriut). Pas një mbledhje të shkurtër BD zgjodhi kryetar të LPSH-së Prof Asc. Dr Vuksan Kola (Shqipëri), nënkryetarë Dr. Ferid Agani (Kosovë) dhe Dr. Edip Sheji (Maqedonia e Veriut). BD zgjodhi sekretar (pa të drejtë vote), Dr. Gentian Çala.

Themeluesit e OJF-së “LPSH” me seli në Tiranë (sepse selia u vendos të ishte në Tiranë) janë:1) Prof.Asc.Dr. Vuksan Kola,  2) Dr. Afrim Dangëllia, 3) Dr. Irma Bekteshi, 4) Dr. Fatime Elezi dhe 5) Anila Hashorva.

Në fund të dhjetorit 2005, u paraqit dokumentacioni për miratimin ligjor të Lidhjes në gjykatën e Tiranës dhe me 19 Janar 2006 u shpall vendimi i miratimit të LPSH-së.

U bë vula dhe u hap numri llogarisë. Kështu përfundoi organizimi zyrtar i LPSH-së. Numri i antarëve ishte 145. Mbledhjet e Bordit Drejtues bëhen cdo 6 muaj dhe në cdo mandat tre vjecar do të realizohen dy konferenca dhe nje simpozium shkencor. Në fund të cdo mandati mblidhet Kuvendi Zgjedhor, i cili realizon zgjedhjen e bordit te ri per mandatin e ardhmshem 3 vjecar. Nënkrytari merr detyrën e kryetarit në mandatin pasardhës. Puna filloi me zhvillimin në mënyrë shumë të organizuar të Konferencës së Parë Kombëtare në Tiranë, me 29-30 shtator 2006, mbi temën “Vetvrasjet”. Ishte konferenca e parë në historinë e psikiatrisë shqiptare, me pjesëmarjen e 120 psikiatërve dhe punonjës të shëndetit mendor, me një shtrirje të tillë të gjërë në hapsirën e tre shteteve ballkanike.

Ka kaluar më shumë se një dekadë që atëherë dhe po në Strugë në Nëntor të vitit 2017, LPSH zhvilloi me sukses Konferencën e 8-të, mbajti Kuvendin e 5-të dhe vazhdon përpara udhëtimin e saj.


Aktivitetet sipas mandateve 3-vjecare

VITI 2018-2021

Kryetare: Anila HASHORVA (Tasho)

Aktiviteti

Simpoziumi i III-të Shkencor “Trajtimet invasive në psikiatri-DBS”, Krujë, Nëntor 2018

Konferenca e IX-të “Violenca në shëndetin mendor”, Korçë, Nëntor 2019

Simpoziumi i IV Shkencor "Pandemia COV 19 dhe Shëndeti Mendor', Prizren, Nëntor 2021

Kuvendi Zgjedhor, Prizren, Nëntor 2021

*Për informacion më të zgjeruar, shkoni te seksioni Arkiva.

VITI 2015-2017

Kryetar: Jusuf ULAJ

Aktiviteti

Konferenca e VII-të “ Etika në psikiatri”, Prishtinë, Qershor 2016

Simpoziumi i II-të Shkencor “Projekti RDOC e ardhmja e diagnozës psikiatrike”, Shkodër,  Prill 2017

Konferenca e VIII-të “ Refraktariteti në Psikiatri”, Strugë, Nëntor 2017

Kuvendi Zgjedhor, Strugë, Nëntor 2017

*Për informacion më të zgjeruar, shkoni te seksioni Arkiva.

VITI 2012-2014

Kryetar: Pasho MAKSUTI

Aktiviteti

Simpozium Shkencor “ Aplikimi i metodavetë neuroimazherisë dhe biokimisë në diagnostikimin e sëmundjeve mendore“, Durrës, Tetor 2012

Konferenca e V-të “Psikiatria Shqiptare dhe sfidat e saj”, Tetovë, Prill 2013

Konferenca e VI-të “Crregullimet e humorit”, Tiranë, Dhjetor 2014

Kuvendi IV-të Zgjedhor, Tiranë, Dhjetor 2014

*Për informacion më të zgjeruar, shkoni te seksioni Arkiva.

VITI 2009-2011

Kryetar: Ferid AGANI

Aktiviteti

Konferenca e III-të “ Crregulimet e ankthit”, Tiranë, Prill 2010

Konferenca e IV “Çrregullimet psikotike nga teoria në praktikë”, Prishtinë, Nëntor 2011

Kuvendi III-të Zgjedhor, Prishtinë, Nëntor 2011

*Për informacion më të zgjeruar, shkoni te seksioni Arkiva.

VITI 2006-2008

Kryetar: Vuksan KOLA

Aktiviteti

Konferenca e I-rë  “ Suicidi”, Tiranë 2006

Konferenca e II-të “ Psikiatria dhe Shoqëria”, Prishtinë 2008

Kuvendi  II-të Zgjedhor, Shkodër 2008

*Për informacion më të zgjeruar, shkoni te seksioni Arkiva.