Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare (LPSH) ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Simpoziumit Rajonal me temë:
“Shëndeti Mendor në Hapësirën Shqiptare: Politika, Praktika dhe Mundësi për Bashkëpunim Rajonal”
Ky aktivitet shkencor do të mbahet më 22 Nëntor 2025, në Hotel Colombo, Berat, dhe përkon me 20-vjetorin e krijimit të LPSH-së.
Simpoziumi do të mbledhë profesionistë të shëndetit mendor, akademikë, përfaqësues të institucioneve dhe partnerë rajonalë për të diskutuar mbi:
• politikat e shëndetit mendor në vendet shqiptare,
• praktikat klinike dhe sfidat aktuale,
• mundësitë e reja për bashkëpunim ndër-rajonal.
Ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e rrjetit profesional dhe për nxitjen e ideve të reja që synojnë përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor.
🔹 Për më shumë informacion mbi programin dhe regjistrimin, do të publikojmë detaje në vijim
