info@lpsh-al.org     Tel: +377 44 192 683

Njoftime

Njoftim – Simpoziumi Rajonal i Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare

Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare (LPSH) ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Simpoziumit Rajonal me temë:
“Shëndeti Mendor në Hapësirën Shqiptare: Politika, Praktika dhe Mundësi për Bashkëpunim Rajonal”
Ky aktivitet shkencor do të mbahet më 22 Nëntor 2025, në Hotel Colombo, Berat, dhe përkon me 20-vjetorin e krijimit të LPSH-së.
Simpoziumi do të mbledhë profesionistë të shëndetit mendor, akademikë, përfaqësues të institucioneve dhe partnerë rajonalë për të diskutuar mbi:
   •   politikat e shëndetit mendor në vendet shqiptare,
   •   praktikat klinike dhe sfidat aktuale,
   •   mundësitë e reja për bashkëpunim ndër-rajonal.
Ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e rrjetit profesional dhe për nxitjen e ideve të reja që synojnë përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor.
🔹 Për më shumë informacion mbi programin dhe regjistrimin, do të publikojmë detaje në vijim

Njoftim – Konferenca e IX-të

Të nderuar anëtarë të LPSH, ju njoftojmë se Konferenca e IX-të me temë: "Violenca në Shëndetin Mendor" zhvillohet në 8 & 9 Nëntor 2019, në "Grand Hotel Palace", Korçë.

 Afati i dorëzimit të abstrakteve për referim / poster është 9 Shtator 2019.

Komisioni Shkencor: Prof. V.Kola, Prof.Asc.A.Blyta, Dr. P. Maksuti, Dr. J.Ulaj

Komisioni Organizativ:  Anëtarët e Bordit Drejtues

Komisioni Organizativ Lokal: nën kujdesin e dr. Roland Lalaj

Kushtet e pranimit te Abstrakteve

Kushtet (kliko ikonen)

Tarifat e Rregjistrimit

Tarifat (kliko ikonen)

Njoftim – Simpoziumi Shkencor III

Të nderuar anëtarë të LPSH, Bordi Drejtues në mbledhjen e datës 17 Mars 2018 në Prishtinë, përpiloi planin e aktiviteteve për mandatin 3 vjecar, viti 2018 -- 2020.

Ju njoftojmë se Simpoziumi Shkencor i III do të zhvillohet në Krujë në 24 Nëntor 2018 me temë: "Trajtimet Invazive në Psikiatri, Stimulimi i thellë i trurit"

Më poshtë gjeni Programin e aktivitetit.

Programi