info@lpsh-al.org     Tel: +377 44 192 683

Dr. Lefter Sinani

Nënkryetar i LPSh-së

Lefter SINANI, Nënkryetar i LPSh-së

Mjek psikiatër pranë shërbimit të psikiatrisë në QSU “Nënë Tereza” Tiranë. Ka kryer Edukimin e lartë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë 1989-1994. Studimet pas universitare në 1998-2002 dhe është specializuar në Psikiatri. Studime për Master, Departmenti i Neurokirugji-Neurologji-Psikiatri, Fakulteti i Mjeksisë, Universiteti i Tiranës 2004-2005. Maj 2006 Kualifikim:“ Elektrokonvulsivoterapia(ECT) dhe urgjencat në psikiatri”, Insbruk Austria.  Në 2020 fiton graden shkencore “Doktor” në “Studime në Neuroshkence” me teme: Sjellja violente në pavionin e urgjencës psikiatrike. vlerësimi i rrezikut për violencë nëpërmjet përdorimit të testit hcr – 20”. Ekspert i Insitutit Europian të Tiranës. Pjesëmarrës dhe referues në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botime si autore i parë dhe si bashkëautorë brënda dhe jashtë vendit.